Ende s’ka konsensus për Demarkacionin!

Iniciativa për takime të përbashkëta të përfaqësuesve të subjekteve politike në vend ka me vazhdue edhe në t’ardhmen me qëllim që të gjendet nji zgjidhje për çashtjen e demarkacionit të kufinit me Malin e Zi.

Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve politike në vend shprehen skeptikë për mundësinë që kjo me u arritë, mbasi qendrimet aktuale të pushtetit dhe të opozitës janë diametralisht të kundërta dhe thonë se ato veshtirë se kanë me ndryshue.

Opozitarët e bajnë të qartë se marrëveshje me pushtetin mund të ketë vetëm nëse tërhiqet marrëveshja aktuale nga ana e Qeverisë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thanë se kjo çashtje kërkon konsensus politik.

Ndërsa nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thanë se ideja për dialog ndërmjet subjekteve politike duhet të përshëndetet.

Megjithatë, ai ka thanë se nuk asht shumë optimist se ka me u arritë pajtimi ndërmjet palëve.