Energjia elektrike penguesi ma i madh i zhvillimit ekonomik

Problemet e energjisë vazhdojnë me qenë pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik, kështu u tha sot në konferencen e organizueme nga Oda Ekonomike Gjermane e Kosoves me temën “Sfidat dhe e ardhmja e sektorit të energjisë elektrike”.

Kryesuesi i Sektorit të Energjisë nga Oda Wkonomike Gjermane Arten Bajrushi, përmendi disa nga sfidat me të cilat përballen bizniset.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, tha se tema numër nji për të cilen ka bisedue me kryesuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar asht energjia dhe ndërtimi i TC Kosova e RE.

Stavileci premtoi se së shpejti kanë me fillue studimet e Termocentralit Kosova A, ku simbas tij gjysma e Qershorit ka me qenë vendimtar për të.

Ndërsa simbas drejtorit të KEK’ut Arben Gjukaj, nuk duhet ftue investitorë te huej pa i trajtue ata të mbrendshmit.