Engel, qe cila asht thirrja për liderat kosovarë!

Nji ditë përpara seancës në parlament për zgjedhjen e presidentit të ri, kongresmeni amerikan Eliot Engel i ban thirrje politikanëve në Kosovë të heqin dorë nga dhuna.

Përdorimi i dhunës e ban ma të veshtirë për Shtetet e Bashkueme që ta mbështesin shtetin e ri për t’u anëtarësu në institucionet ma të randësishme nderkombëtare.

Në nji intervistë për ‘Zerin e Amerikës’ Engel tha se ai nuk mban anë në argumentet mes palëve dhe u bani thirrje udhëheqësve të Kosovës me kuptue se asnji individ i veçantë nuk asht ma i randësishëm se vendi.

Deputeti nga New Yorku prej kohe asht nji ndër mbeshtetësit ma të fortë të Kosovës në Kongresin amerikan.