Enver Bytyçi: Qysh më rrëmbeu SHIK në mes të Tiranës

Enver Bytyci, publicist dhe opinionist, në nji postim në faqen e tij në Facebook, ka kujtue nji moment te jetës së tij kur atë e kishte arrestue SHIK’u në mes të Tiranës, ngjarje kjo e ndodhun me 23 Nandor të vitit 2000.

“Si sot 16 vjet më parë, me 23 nëntor 2000 ora 10.00, njerëzit e shefit të shërbimit sekret Fatos Klosit më morën peng në mes të Tiranës.

Dy furistrada me 4 persona e me targa bullgare më ndaluan te busti i Osman Kazazit dhe me pistoletë te koka, në prezencë të gruas time, më futën me forcë në njërën makinë dhe më mbajtën disa orë nën tortura në bodrumet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.

Aso kohe pengmarrësit, ndër ta një drejtor i SHIK-ut, janë denoncuar me emra, por askush nuk mbajti përgjegjësi.

Shkaku i kësaj pengmarrjeje shoqëruar me goditje e torturë ishte denoncimi në revistën KOHA të politikave të qeverisë.

Ndërkohë një drejtor tjetër i Fatos Klosit, P. V, shoqëruar me njerëz të hurit e litarit, vinte thuajse çdo dy javë, kur botohej revista dhe bënte presion disa orësh për shkrimet e botuara.

Kohë të çuditshme, por që nuk harrohen”, ka shkrue në faqen e tij në Facebook, Enver Bytyci.