Enver Hasani: Komisioni ka caktue nji kufi të ri tue e ndryshue atë të vitit 1974

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, tue fol për debatin për Demarkacionin tha se Komisioni qeveritar ka tejkalue mandatin e vet, që ka qenë administrim dhe teknik.

“Komisioni ka përcaktue kuota të reja dhe përshkrim të ri të kufinit me Malin e Zi.

Kjo nuk ka qenë në mandatin e tij. Se komisioni ka tejkalue tue përkufizue kufij të ri shihet qartë dhe në raportin e tij zyrtar.

Kosova ka ushtrue kontroll edhe në kohen e UNMIK’ut e cila ka suspendue sovranitetin sot, ka pasë në Çakorr arrestime të nji boshnjaku, i cili asht konsiderue si pjesë e territorit këndej”, ka thanë Hasani.

Simbas tij Komisioni tue u mbështet vetëm në gjendjen e kadastrave ka caktue nji kufi të ri tue e ndryshue atë të vitit 1974, gja që e cila nuk ka qenë në mandatin e komisionit.