Enver Hasani paralajmëron ‘tërmet’ politik në Kosovë, çka e ka ndërmend me publikue?

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentue zhvillimet politike në të kaluemen, të tashmen po edhe ka paralajmërue lajme shokante për disa njerëz.

Hasani flet për nji video që i kanë nxjerrë në “YouTube”, nji ditë mbasi u ba koalicioni i Isa Mustafës me Hashim Thaçin. E për publikimin e saj, ai ka akuzue zytarët e AAK, Ramush Haradinajn e Ardian Gjinin.

“Ajo rrugaçëria e ulët e Ramushit me Ardian Gjinin me atë videon e fëlliqët, të cilën e nxorën në “Youtube” të nesërmen që u bë koalicioni i Isës me Hashimin, me siguri që paraqet goditjen më të ulët që dikush ka bërë në skenën publike kosovare dhe më gjerë. Më pas, kur u krijua opinioni i favorshëm për të më goditur akoma më shumë, Hashimi e çoi këtë marrëzi më tutje duke i ndërsyer zagarët e tij në Prokurori të Shtetit për të më akuzuar edhe formalisht. Pse? Me të vetmen arsye për të më nxjerrë nga jeta publike kosovare”, ka thanë Hasani në nji intervistë për Periskopin.

Në fund, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thanë se ka shumëçka me thanë që kanë me qenë shokante për disa njerëz.

“Kam shumëçka për të thënë dhe do ta them shumë shpejt në kohët që po vijnë dhe do të jetë shokuese për disa njerëz. Për tani, mjafton me kaq”, përfundoi ai.