Enver Hoxhaj i dha tenderin 1.5 milionë mikut të tij Ymer Shahini

Ish-ministri i punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, po akuzohet nga Lëvizja Vetëvendosje për keqpërdorimin e tenderit në Sistemin e Informimit Shëndetësor, pasi që ky i fundit i ka dhanë tenderin me vlerë 1.5 milionë euro mikut të tij, Ymer Shahinit.

Këto akuza i paraqiti Dardan Sejdiut, anëtari Lëvizjes e njëkohësisht nënkryetar i Prishtinës, gjatë një konference për media.

Ndërsa anëtari i Komitetit shëndetësor, Mirsad Shkreta tha se e gjithë kjo ka të bajë me krimin e organizuem nga dy partitë në pushtet dhe se shqetësuese asht mosreagimi i institucioneve të sigurisë.

Kjo marrëveshje simbas Vetëvendosjes asht nënshkrue në vitin 2011 dhe përfaqësuesi i kompanisë “Printec”, Ymer Shahini asht në kërkim nga Interpoli dhe FBI për keqpërdorime milionëshe.