Enver Hoxhaj ja kthen Rusisë: Pranimi n’Arbitrazh asht legal

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Enver Hoxhaj ka thanë se pranimi i Kosovës në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit asht legal dhe asht ba me procedurë të rregullt.

Ma tej, Hoxhaj ka thanë se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare asht i pandalshëm.

Ky reagim i Hoxhajt u ba mbas vërejtjeve të Rusisë se anëtarësimi i Kosovës në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit asht i parregullt.