Enver Hoxhaj n’Tirane: Promovon librin e tij

enver-hoxhaj-300x217

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka me qene nesër në Tiranë, në nji bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të UET, mbi librin e tij të ri dhe çashtje aktuale të ditës në Kosovë.

Promovimi i librit në Tiranë organizohet nesër, e Premte, në Universitetin Europian të Tiranës, ku Hoxhaj asht i ftuem në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë.Libri analizon aspektet praktike të sjelljes së Kosovës në politikën e jashtme, raportet mbrenda dhe jashtë, si dhe merr në konsideratë nji kornizë intelektuale dhe akademike në fushën e marrëdhanieve ndërkombëtare.

Në mesin e shumë temave që trajtohen në libër, ka edhe momente të përvojës personale që Hoxhaj i përshkruen edhe pse libri nuk asht nji autobiografi e tij, si autori edhe e shpjegon në parathanie./ MAPO