Enver Hoxhaj s’asht ma deputet. Qe pse!

I sapoemnuemi në postin e Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhanë dorëheqje nga posti i deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Dorëheqja vlen edhe për drejtimin me Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit, që ai e kishte udhëheq që nga fillimi i kësaj legjislature. Vendimet e reja në kabinetin qeveritar i ka konfirmue edhe kabineti qeveritar.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbas konsultave dhe pranimit të propozimeve nga partneri i koalicionit qeveritar, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka emnue në postin e zavendëskryeministrit të parë, Hajredin Kuçin, i cili njiherësh do të jetë ministër i Drejtësisë.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka emnue Enver Hoxhajn në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.”, thuhet në nji komunikatë të qeverisë.

Vendin e Hoxhajt në parlament ka me zanë Fatmir Xhelili.