Enver Hoxhaj vjen me nji lajm të mirë për hapjen e ambasadave të reja!

Kosova së shpejti ka me u ba me tri ambasada të reja.

Njana ka me qenë në Senegal të Afrikës, në Thailand dhe në Emiratet e Bashkueme Arabe.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në njoftimin për hapjen e ambasadave ka thanë se asht e randësishme që të ketë shtrirje të gjanë në shtete me peshë rajonale.

 

Ky asht postimi i Hoxhajt në Facebook:

 

Kosova së shpejti do të hap edhe tri ambasada të reja: Emirate, Tajlandë dhe Senegal. Në konsultim me Kryeministrin dhe pas dekreteve të nxjerra nga Presidenti i Kosovës, misionet e reja diplomatike të Kosovës do të hapen në vende që e kanë njohur dhe e kanë përkrahur për tërë këto vitet shtetndërtimin e Kosovës. Mbi të gjitha, është interes i Kosovës që të ketë misione të vogla diplomatike por me shtrirje të gjerë pasi janë shtete me peshë rajonale. Shenjë për raportet bilaterale të shkëlqyera që kemi me këto vende. Veçmas, po e hapim për herë të parë një ambasadë në kontinentin e Afrikës. EH

 

2-hoxhaj

 

3-hoxhaj