Enver Sekiraqa shpallet fajtor, qe me sa vjet burg u dënue

Enver Sekiraqa në procesin maratonik gjyqësor që filloi në vitin 2014, asht akuzue për veprat penale të nxitjes në vrasjen e ish-policit, Triumf Riza dhe për detyrim.

Njeriu i dikurshëm i fuqishëm i Prishtinës, Enver Sekiraqa u shpall fajtor nga nji trup gjykues i kryesuem nga gjykatësi ndërkombëtar i EULEX, Arcadiu Sedek, në dy akuzat për nxitje të vrasjes dhe detyrim. Ai u denue me 37 vjet burg.

Për këtë vrasje, Arben Berisha asht denue me 35 vjet burg, mbasi u gjet fajtor në akuzën se ka qenë ai që e ka vra Triumf Rizën në vitin 2007, në lagjen ‘Santea” në Prishtinë.