Enveristët, të mërzitun me vdekjen e Fidel Castro’s

Edhe pse ish-lideri komunist i Shqipnisë, Enver Hoxha, nuk kishte pasë simpati për Fidel Castron, tue e quejt atë “aventurier” dhe tue mohue se asht marksist, mbasardhësit e Hoxhës janë mërzitë fort për vdekjen e liderit gjysëshekullor të Kubës.

Qe çka shkruen Sekretari i Parë i Partisë së Punës, Muharrem Xhafa në Facebook:

Fidel Kastro, nje legjendë e popullit te vet!

Ndarja nga jeta e Fidel Kastros eshte nje humbje e thelle per popullin kuban, per Partine Komuniste te Kubes dhe per shtetin kubanez.

Fidel Kastro eshte figura me e shquar e Republikes se Kubes, themeluesi dhe udheheqesi historik i Partise, i shtetit te ri te dale nga revolucioni i armatosur kuban dhe i popullit kubanez, lideri revolucionar i socializmit ne Kube dhe burrshteti më me zë i njohur i popujve dhe i vendeve latinoamerikanë. Besnikeria ndaj popullit dhe sakrificat mbinjerezore te Tij ne krye te partise e te shteti per ndertimin e per mbrojtjen e socializmit ne Kube perballe imperializmit nordamerikan e kane percaktuar Fidel Kastron si birin me te shquar te Kubes dhe nje personalitet te permasave boterore! Ai do te mbetet ne historine e Kubes socialiste e ne memorjen e popullit kubanez si udheheqesi komunist dhe Komandanti me i madh i te gjitha koherave!

Revolucioni kuban nuk do te fitonte pa Fidel Kastron; Kuba socialiste nuk do te ekzistonte pa Fidel Kastron; emri i Kubes socialiste nuk do te kishte pasur jehone boterore pa Fidel Kastron!

KQ i Partise se Punes te Shqiperise u dergon KQ te Partise Komuniste te Kubes, komunisteve e popullit kuban ngushellime te sinqerta per vdekjen e Kryeheroit te Kubes, Fidel Kastro!

Vepra e Fidel Kastros eshte e pavdekshme! Fidel Kastro rron me vepren e Tij!

Muharrem Xhafa

Sekretar i pare i KQ te PPSH

Tirane, me 26 nentor 2016