Eqrem Kryeziu – Isa Mustafës: Shoku Isë, mos u pensiono pa e sjell LDK’n në vendin e pestë

Ish nënkryetari i parë i LDK, Eqrem Kryeziu, i ka komentue proceset e fundit të LDK në skenën politike.

Afrimin e LDK’s me Vetëvendosjen, Kryeziu e quen si dekadencë të pandalshme të dobësimit të ish partisë së tij.

“Lidhja Demokratike e Kosovës si forcë politike në dekadencë të pandalshme asht atraktive si burim i anëtarësisë për forcat e tjera politike. Asht rasti i mirë për të tjerët, “Mors tua-vite mea” që don me thanë në shqip, vdekja jote, jeta ime” ka thanë Kryeziu.

Ish kryetari i Prizrenit mendon se Isa Mustafa asht ai që e ka sjellë LDK’n në këtë situatë. I pyetun se kush mundet me qenë pasuesi ideal i Mustafës, Kryeziu e ka nji përgjigje.

“Dekadenca e LDK asht meritë e Mustafës. Asht përgjegjësi e tij tash me gjejtë nji mbasardhës për partinë” ka thanë Eqa për Indeksonline. Ish njeriu i fuqishëm i LDK’s dikur, e ka edhe nji porosi për liderin aktual, Isa Mustafa.

“Shoku Isë nuk asht mirë me u pensionue derisa ta sjell partinë në vendin e pestë. Si forcë e pestë e jep kryeministrin dhe natyrisht kush tjetër ka me mujt me qenë kandidat? I pashmangshmi, Isa Mustafa” ka thanë Eqrem Kryeziu.