Erdh dita: Kush fyen neper portale, ka me u denue!

Shtimi i portaleve në internet, shtimi i ankesave nga qytetarët dhe i proceseve gjyqësore, por edhe boshllëku ligjor egzistues, kanë ba që ma në fund qeveria e Shqipnisë me ndërhy.
Nji portal online ka me u konsiderue dhe marr si biznis online, për të cilin masat e sigurisë kane me qene të ngjashme si kur perdore kartë krediti në internet, ku masat e sigurisë dhe kundër mashtrimit janë të nalta.
Ndryshimet ligjore kane me denue rande nji fyemje apo koment online.
“Çdo person që ndihet i fyem për arsye raciste, ksenofobie, pornografia kundrejt fëmive të raportohen nga personat në çdo portal”, deklaroi ministrja e Inovacionit, Milena Harito, transmeton TopChannel.
Ligji detyron portalet me krijue nji sektor të posaçëm në faqet e tyne, ku qytetarët i raportojnë këto ankesa personale për fyemje ndaj tyne. Portalet mandej jane të detyruem me i raportue këto në organet e posaçme ligjzbatuese.
“Mbrenda 48 orësh duhet me u çaktivizue përmbajtja e deklarueme e tillë, mbasi verifikon elementet që përcaktohen në ligj, derisa autoriteti përkatës të shprehet”, nënvizon Harito.
Ashtu si çdo biznis që ka adresën e tij, edhe portalet detyrohen tashma me pase nji të tille. Ndryshimet ligjore parashikojnë gjobitje të randa për portalet, të cilat sot e tutje kane me qene te ndalueme edhe me ligj me qene të papërgjegjshme për lajmet që botojnë.
“Ka masa administrative për portalet që nuk zbatojnë detyrimet që sjell ligji”, nënvizon Harito.