Erdogan, akuza të randa ndaj Gjermanisë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka thanë sot se Gjermania asht ba strehë për terroristët dhe ka akuzue këtë vend se nuk ka dorëzue mbështetësit e SHBA’ve që Ankara e konsideron si përgjegjëse për tentim grusht shtetin në Turqi.

Presidenti turk ka thanë se Gjermania “ka ushqye ” militantët nga Partia Popullore Kurde që luftojnë për autonominë kurde, shkruen Reuters.

“Nuk presim asgja nga Gjermania, të cilën historia ka me denue për mbështetjen e terroristëve.

Gjermania asht ba strehë e randësishme për terroristët”, ka thanë Erdogan në Ankara.