Kur Erdogan bahet shofer personal i Edi Rames!

Kjo video e publikueme nga mediat turke tregon presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, teksa vozitë limuzinën vetë.

Udhëtar i tij asht kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Erdogan bashkë me Ramën mbërritën n’inaugurimin e urës së katërt ma të gjatë pezull në botë.

Bahet fjalë për urën Osman Gazi, 2.6 kilometra të gjatë.

Ura ishte në ndërtim që prej vitit 2013.

“Duhej ta kishim ndërtue të paktën 50 vjet ma parë,” tha Erdogan për urën në gjirin Izmit.

Projekti ka kushtue 9 miliardë dollarë.

Ajo shkurton kohën e udhëtimit nga Stambolli për në Izmir nga 9 orë në vetëm 3.5 orë.

Pa koment!

Kqyreni videon: