Erdogan: BE po na mashtron prej vitit 1963

Kryetari turk Recep Tayyip Erdoğan thotë se Turqia e ka meritu kaherë Marrëveshjen e Schengenit dhe e ka akuzu BE’n për si ka thanë ai, jo sinqeritet në procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE.

“Na, në të vërtetë, e kemi meritu Marrëveshjen e Schengenit kaherë. Na zyrtarisht e kemi dorëzu kerkesën për anëtarësim në vitin 1963 dhe gjatë këtij procesi BE gjithmonë na ka mashtrue”, ka thanë Erdogan për televizionin shtetnor TRT.

“BE kurrë nuk ka qenë e sinqertë”, ka shtua ai.

Turqia dhe BE kohë ma parë ka arritë marrëveshjen për ndalimin e valës së migrantëve n’Europë simbas së cilës Ankaraja ka kerku liberalizimin e vizave për qytetarët e vet deri në fund të Qershorit, përshpejtimin e negociatave për anëtarësim si dhe ndihmë financiare.

Ankaraja, si kompensim do të pranojë migrantët ilegalë që kanë kalue në Greqi.