Erdogan ‘dorëzohet’ para Putin’it

Presidenti rus Vladimir Putin mori nji letër nga homologu i tij turk Erdogan, në të cilën ai i kërkonte falje për rrëzimin e avionit rus. Presidenti turk ka kërkue falje për vdekjen e pilotit rus, i cili u vra kur nji avion rus u rrxue mbi kufinin Siri-Turqi në Nandorin e kaluem.

Ai në letrën e tij theksonte se asht i gatshëm për me rivendosë marrëdhaniet me Rusinë. Ai u shpreh se Rusia asht nji vend mik dhe partner strategjik për Turqinë. Simbas Erdogan rrximi i avionit nuk ishte diçka e qëllimshme.

“Ankara e ka trajtue familjen e pilotit të vdekun rus sikur me qenë familje turke dhe asht gati me marrë çdo nismë që mundet me lehtësue sadopak dhembjen dhe damin ndaj saj”, ka shtue Erdogan në letrën e tij.