Erdogan e ‘godet’ BE’n, çka thotë për denimin me vdekje!

erdogan

Erdogan ka thanë se për denimin me vdekje nuk vendosë BE, por populli turk.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan thotë se asht populli dhe parlamenti turk ai që ka me vendosë në lidhje me denimin me vdekje në vend.
“Populli shpreh kerkesën për dënimin me vdekje. Por këtë Parlamenti e vendos në rendin e ditës dhe e vlerëson.
Në momentin që kjo të miratohet në Parlament askush nuk ka autoritetin me i dalë kundër kësaj. Disa liderë europianë na shprehen neve se ‘ju mbroni denimin me vdekje‘. Edhe unë i jam përgjigj ju nuk keni përjetue ato që kemi përjetue na. Më vjen keq por për këtë nuk vendos Bashkimi Europian. Ai që vendos në lidhje me këtë asht populli, parlamenti i Republikës së Turqisë”, tha Erdogan.

Gjatë nji fjalimi në programin me temë “79 milionë nën nji flamur” me rastin e Bajramit në qendrën e Kongreseve Haliç tha se herët apo vonë ka me i ba të poshtërit që të mbyten në gjakun që kanë derdh.

“Ata të poshtër të cilët në ditën e parë të Bajramit shpërthyen nji mijë kilogram bombë në qytetin Van, herët apo vonë kemi me i ba që të mbyten në gjakun që kanë derdh. Për këtë na jemi të vendosun. Askush nuk ka të drejtë me prishë këto festa të shejta, këto ditë të bukura të popullit tonë”, tha Erdogan.