Erdogan e ‘godet’ BE’n: Po na humb kohën

Presidenti turk Erdogan hodhi akuza mbi Bashkimin Europian, në nji intervistë të dhanë për BBC.

Ai tha se Turqia po humb kohën e saj, tue prit që BE me pranue, ndaj këta të fundit duhet me nda mendjen.

“Na jemi ende në pritje për me pa se çdo të bahet, në lidhje me antarësimin tonë në BE. Kjo pritje po na humb kohën, ndaj do të ngushëlloheshim edhe sikur të na thonin se nuk janë në gjendje të pranojnë Turqinë në Bashkimin Europian. Pastaj, na do të fillojmë me planin tonë B dhe C”, u shpreh Presidenti turk.

Erdogan theksoi se tash shumica e turqve nuk e duen ma BE’n, mbasi kanë pa qajsen e saj ndaj vendit të tyne.

Presidenti turk mohoi edhe akuzat se ka burgos 150 gazetarë, tue thanë se vetëm dy njerëz me kartëvizita shtypi, janë në burg.