Erdogan e ‘godet’ perseri SHBA’n, qe çka thotë për Gulen!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Shtetet e Bashkueme “nuk duhet me strehue nji terrorist” si asht kleriku turk, Fethullah Gulen.

Turqia e fajëson Gulenin për përpjekjen për grushtshtet, në muejin Korrik.

Gulen, i cili jeton në mërgim në Pensilvani qysh në vitin 1999, ka mohue çdo përfshimje.

Washingtoni ka thanë se ka me ekstradue atë nëse Turqia sjell prova kundër Gulenit.

“Nëse SHBA asht aleati ynë strategjik dhe partneri ynë në NATO, atëherë nuk duhet me lejue nji terrorist si Guleni me drejtue organizatën e tij”, tha Erdogan n’intervistën për agjencinë Reuters.

Ai po ashtu foli edhe për Sirinë dhe tha se paqja e qëndrueshme atje nuk mund të arrihet pa largimin e presidentit Bashar al-Assad nga pushteti.

Irani dhe Rusia janë aleatët kryesorë të Assadit dhe kanë qendrue pranë tij prejse ka nis kryengritja anti-regjim në vitin 2011.