Erdogan flet për Al Jazeera: Qe kush vendos për denimin me vdekje!

Tue fol për Televizionin Al Jazeera, Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan tha se këtë e organizoi nji grup i caktuem mbrenda Forcave të Armatosuna Turke.

Megjithatë, asht e ditun se ata janë pakicë.

Sidoqoftë na nuk do të lejonim që pakica me sundue shumicën.

Na u përpoqëm me tejkalue këtë tue i hedh krejt hapat e duhun”, raporton Anadolu Agency (AA).

-Edhe na jemi të bashkuem dorë për dore si shtet dhe popull-

Erdoğan u shpreh se Organizata Terroriste FETO ka formue struktura paralele mbrenda shtetit, tue shtue se ata deshtuen në tentativën për grusht shtet, por jam i sigurt se gjatë ditëve dhe javëve në vijim edhe ata do të zhvillojnë ide dhe plane për t’ardhmen e tyne. Megjithkëtë, edhe na jemi të bashkuem dorë për dore si shtet dhe popull kundër këtij lloji të njerëzve dhe organizatave.

Gjersa jemi të bashkuem, gjersa jemi së bashku me popullin, tanket nuk munden me i arritë rezultatet e prituna gja që u deshmue.”

-U arrestuen edhe pilotët të cilët rrxuen aeroplanin rus-

“U shkel hapësina ajrore turke. Kishte paralajmërime të shumta, por krahas këtyne u vazhdue. Ma vonë ndodhi ajo që ndodhi. Ende nuk e dimë nëse lidhjet e këtyne njerëzve apo kjo ngjarje kanë lidhje me zhvillimin e fundit. Megjithatë, mund të ketë lidhje mes këtyne pilotëve me Pensilvaninë. Tash janë nën mbikëqyrje dhe gjyqësori ka me i nxjerr në dritë rezultatet, nëse kanë lidhje ose jo me këtë grup që ndërmori tentativën për grusht shteti”.

-Franca mund të marrë leksion demokracie nga ne-

“Nëse Ministri i Jashtëm i Francës ka komentue në lidhje me mue, atëherë kjo asht gabim”, tha Erdoğan, tue shtue ma tej se “Ministri i Jashtëm i Francës duhet me shikue punët e veta, por nëse deshirojnë të marrin leksion, atëherë mund të marrin leksion demokracie nga na”.

-E filluem procedurën e ekstradimit të Gulenit me SHBA’të-

“Marrëdhaniet mes shteteve nuk zhvillohen në bazë të emocioneve, por në bazë të logjikës. Na ja dorëzuem SHBA’ve krejt dokumentet dhe provat me dorën e vetë ministrit tonë dhe kështu e filluem këtë procedurë. Do ta presim vendimin”, tha Presidenti Erdoğan.

-Ka nji tru tjetër mbi organizatën terroriste të Gulenit- “Edhe mbi organizatën terroriste të Gulenit ka nji tru tjetër”, tha Erdoğan, i cili vazhdoi: “Nuk jam vetëm unë ai që do ta jape vendimin (për denimin me vdekje). Populli e ngriti zanin në lidhje me këtë kerkesë. Ata hodhën slogane se duen ‘denim me vdekje’. Ai që do të vendosë për këtë asht TBMM (Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë). Nëse kuvendi sjell nji vendim të tillë, atëherë ai do t’i bajë ndryshimet e duhuna që ky denim të hyjë në fuqi. Në qoftë se ai e miraton këtë denim, unë kam thanë se ‘E miratoj’”.

-Liria e shprehjes nuk duhet instrumentalizue si mjet për me sulmue”

Erdoğan theksoi se asnjiherë nuk ka qenë kundër lirisë së shprehjes. Simbas tij, “Liria e shprehjes nuk duhet instrumentalizue si mjet për me sulmue.”

-Qytetarët tanë të mos u besojnë deklaratave të rreme-

Tue i paralajmërue qytetarët për lajmet e fabrikueme në lidhje me tentativën për grusht shteti, Presidenti Erdoğan tha: “Këto janë deklarata të fabrikueme dhe ata që ndjekin televizionet të mos u besojnë këtyne. Qytetarët tanë të mos u besojnë deklaratave të rreme”.