Erdogan ‘godet’ BE’n: Kemi edhe alternativa tjera

Turqia ende nuk asht ndalë nga ambiciet për m’u ba pjesë e BE’s, por nëse ky proces nuk përparon, vendi ka edhe “shumë alternativa tjera”, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Ende s’e kemi mbyllë librin e BE’s”, ka thanë Erdogan në nji konferencë ndërkombëtare në Stamboll, raporton “AFP”.

“Por, askush nuk duhet me harrue se Turqia gjithnji ka shumë alternativa tjera”, ka shtue Erdogan.

Tue mos percaktue për çfarë alternativa bahet fjalë, Erdogan ka thanë se bisedimet me partnerët tjerë potencialë janë tue vazhdue.

“Rrugën tonë mundemi me vazhdue me dikend nga ata”, ka thanë presidenti turk.