Erdogan godet perseri vendet islamike për mosnjohjen e Kosovës

Erdoganiii

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka lobu perseri për njohjen e pamvarësisë së Kosovës.

Kësaj radhe lobimin e ka ba në Samitin e 13 të Organizatës për Bashkëpunim mes Vendeve Islamike.

Në deklaratën e tij, ai u shpreh se nga 56 shtete që bajnë pjesë në këtë organizatë, ka ende vende që nuk e kanë njoft formalisht Prishtinën zyrtare.

Kjo nuk asht hera e parë që Presidenti turk lobon për pamvarësinë e Kosovës.
Megjithatë, ndërhyrja e tij asht pa shpesh herë edhe me skepticizëm, sidomos mbas nji deklaratë të bame gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ku tha se Kosova asht Turqi dhe Turqia asht Kosovë.

Presidenti i Turqisë, ka kritiku shtetet myslimane për mosnjohjen e pamvarësisë së Kosovës.

“Në mesin e 56 shteteve myslimane që bajnë pjesë në këtë organizatë, ka ende vende që nuk e kanë njoft Kosovën dhe kjo duhet të na brengosë. Shumë prej tyne kanë thanë se për këtë apo për atë arsye nuk mund t’a bajnë procesin e njohjes. Megjithatë, unë nënvizoj se këto justifikime më duken të pakuptimta dhe se thjesht sa po e zvarrisin këtë proces” tha Erdogan.

Kosova tash për tash njihet nga 112 vende të cilat perbajnë dikun 56% të shteteve që janë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkueme.

Përkrahja ma e madhe për Prishtinën zyrtare ka ardh nga Europa Perëndimore si dhe nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Presidenti turk ka ba thirrje për njohjen e Prishtinës Zyrtare edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkueme.