Erdogan godet shtetet islamike për mosnjohjen e Kosovës

erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë fjalimit të tij përmbyllës në Samitin e 13’t të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, ka kritiku shtetet islame për mosnjohjen e pamvarësisë së Kosovës.

Erdogan para të pranishmëve, tha se shtetet islame që nuk e kanë njoft Kosovën, duhet të ndërmarrin hapa të shpejtë diplomatik për ta njoft këtë vend.

“Në mesin e 56 vendeve islame, ka shtete që ende nuk e kanë njoft Kosovën dhe kjo neve na brengosë”, ka deklarue Erdogan.

Ai gjithashtu tha, se assesi nuk po mund të kuptojë arsyetimet e këtyne vende që ende nuk e kanë njoft Kosovën.