Erdogan hyn në kabinën e pilotit të avionit presidencial TC-TUR

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka nisë sonte në mbramje vizitën e tij dyditore në Kroaci.

Aeroporti i Zagrebit ishte rrethue me qinda forca policore e snajperistë për sigurinë e presidentit, për pritjen e të cilit kishte dalë edhe kryetarja e shtetit kroat, Kolinda Grabar-Kitarovic.

Mbas ceremonisë së mirëseardhjes, të dy presidentët dolën në nji konferencë për media, ku Erdogan kritikoi Perëndimin se nuk po ban sa duhet për me e ndihmue Turqinë e as nuk po ia tregon njerëzimit se çka po ban vendi i tij për mijat e refugjatëve sirianë.
Na nuk kemi me i mbyllë kurrë dyert për refugjatët, tha ai.

Gjatë vizitës në Kroaci, Erdogan ka me marrë pjesë edhe në forumin ekonomik mes dy vendeve.

Erdogan erdhi në Kroaci nga Azerbajxhani, ku mori pjesë në Forumin Global të Aleancës së Qytetnimeve, gjatë së cilës kritikoi komunitetin ndërkombëtar se ka dështue në koordinimin e nji qëndrimi të përbashkët kundër terrorit.

E pikërisht në udhëtimin nga Bakuja në Zagreb, Erdogan ka hy në kabinën e pilotit të avioit presidencial turk TC-TUR, ku përmes komunikimit në radio me kullën e kontrollit të aeroportit të Ankarasë, festoi Ditën Botnore të Pilotëve.