Erdogan i gëzuem për vizitën n’Rusi: BE na luftoi për 53 vjet, tash hapim faqe të re me Rusinë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka me udhëtue të Martën për nji vizitë në Rusi dhe pritet që me bisedue me presidentin Vladimir Putin për me hapë nji “faqet të re” në marrëdhaniet mes dy vendeve, mbasi siç tha ai “BE’ja luftoi me Turqinë për 53 vjet”.

“Kjo ka me qenë vizitë historike, nji fillim i ri. Unë besoj se biseda me mikun tim, Vladimir Putin ka me hapë nji faqe të re në marrëdhaniet dypalëshe. Vendet tona kanë shumë për me ba së bashku”, tha Erdogan në nji intervistë me agjencinë e lajmeve TASS.

Ai tha se BE’ja ka shmang përmbushjen e premtimit dhe “luftoi me Turqinë për 53 vjet”.

Erdogan, po ashtu tha se, pjesëmarrja e Rusisë asht jetike për të gjetë nji zgjidhje për Sirinë.