Erdogan ‘i lodhun’ nga BE, thotë se Turqia mundet me ju bashkue bllokut të Rusisë e Kinës

Presidenti Tayyip Erdogan ka deklarue të Diellën se Turqia nuk ka nevojë me u bashkue me Bashkimin Europian “me çdo kusht” dhe në vend të kësaj mundet me u ba pjesë e bllokut të sigurisë të dominuem nga Kina, Rusia dhe vendet e Azisë Qendrore.

Mbas 11 vjet negociatash, perspektivat e vendit anëtar në NATO për me ju bashkue BE’s doken ma të largëta se kurrë. Udhëheqësit europianë kanë qenë kritikë ndaj të dhanave për liritë demokratike, ndërsa në Ankara asht rritë pakënaqesia nga ajo që shihet si përfillje perendimore, shkruen NBCNews.

“Turqia duhet me u ndi e qetë. Nuk duhet me thanë: të futemi në Bashkimin Europian më cdo kusht “, u citue Erdogani nga gazeta Hurriyet, se ju ka thanë gazetarëve në avionin e tij gjatë rrugës së kthimit nga nji vizitë në Pakistan dhe Uzbekistan.