Erdogan i ndërron fjalët, kërkon liberalizimin dhe anëtarësimin n’BE

erdogan

Pak ditë mbasi i tha Bashkimit Europian “ne rrugës sonë, ju rrugës suej”, tue refuzue me i ndryshue ligjet për vizat, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, doket se ka ndërrue mendje.

Marrëveshja e mundshme për liberalizimin e vizave për turqit, që duen me i vizitue shtetet anëtare të Bashkimit Eyropian ka me përshpejtue procesin e Turqisë për anëtarësim në BE, dhe anëtarësimi i plotë i vendit n’BE mbetet objektiv strategjik i Ankarasë, ka deklarue Erdogan, tue u zotuevse Turqia asht e vendosurln me vazhdue bashkëpunimin me bllokun 28-anëtarësh, raporton Hürriyet.

“Paraqitja e nji qëndrimi të vendosun dhe parimor, përballë krizës së emigracionit, që ka burimin në Siri, Irak dhe zonat e tjera të konfliktit, asht shumë e randësishme. Në emën të komunitetit ndërkombëtar, Turqia ka marrë përgjegjësinë përballë këtyne sfidave dhe ka përmbushun detyrat e saj humanitare që nga fillimi”, ka thanë Erdogan në nji mesazh me shkrim të publikuem më 9 maj, për nder të Ditës së Europës.

“Ne besojmë se hymja n’BE, që asht objektiv strategjik i Turqisë, ka me ndihmue në adresimin e këtyne sfidave dhe ka me qenë po ashtu, nji burim stabiliteti dhe frymëzimi për rajonin”, ka shtue ai.