Erdogan i shpallë luftë ma të gjanë perkrahëseve të Gulenit!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka ba thirrje sot nji grupi biznismenësh që të japin informata për këdo që ata dyshojnë se asht ndjekës i klerikut mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin e akuzon për orkestrimin e tentim puçit të deshtuem të 15 Korrikut.

Tue folë para nji grupi të eksportuesve turq, Erdogan po ashtu asht zotue se ka me vazhdue me nji luftë qeveritare të shkallës ma të gjanë kundër anëtarëve të dyshuem të lëvizjes që udhëhiqet nga Gulen, shkruen AP.

Megjithatë, Gulen vazhdimisht e ka mohue përfshimjen.

Erdogan ka thanë se asht obligim patriotik me i zbulue perkrahësit e Gulenit, edhe nëse ata janë anëtarë të familjes apo miq.