Erdogan inauguron xhaminë e parë me dy minare në SHBA

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan e ka inaugurue xhaminë e re në qytezën Lanham afër Washingtonit.
Në këtë ngjarje u mblodhën nji numër i madh i myslimanëve dhe simpatizantë të presidentit turk, raporton AA.

erdogan-xhamia-amerike

“Myslimanët aktualisht po kalojnë nëpër nji përiudhë të vështirë për shkak të terrorizimit në mbarë botën dhe shpesh na drejtohet gishti mbas atyne sulmeve”, ka thanë Erdogan para të pranishmeve, tue aludue në sulmet terroriste në Bruksel dhe Paris.

Ai ka vlerësue se xhamia e re, ndërtimin e së cilës e ka financue Turqia, ka me pase rol të gjanë në pajtimin e Amerikës me Islamin.
Xhamia në Lanham, qytezë me rreth 10 mijë banorë në shtetin amerikan Meryland, asht e vetmja në SHBA me dy minare. Ajo asht ndërtue simbas modelit të kohës otomane nga shekulli 16. Kjo xhami ngjanë me atë të Sulejmanit në Stamboll.

xhamia-3