Erdogan: Ka njerëz që po duen me përça Shqipninë

Në intervistën për Top Channel, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vlerëson faktin se Shqipnia ruen nji paqe dhe harmoni fetare model për botën.

“Shqipnia asht vend unik me shumëllojshmëni fetare e kulturore dhe në këtë aspekt ka nji respekt reciprok mes myslimanëve dhe të krishtenëve. Kjo bashkëjetesë asht nji pasuni dhe lutem shpesh që të mbështetet edhe ma tej nga Shqipnia. Por, ka edhe të tjerë që përpiqen ta përçajnë Shqipërinë. Lutem që ata të thejnë kryet në mur”, thotë Erdogan.

Erdogan ka ndërtue nji raport special me kryeministrat shqiptarë, por duket se raporti me Edi Ramën shkon edhe ma tej. Ai nuk ngurron me urue atë në mes të fushatës elektorale.

“Due m’i urue fat mikut tim të dashtun, kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu, edhe presidentit të zgjedhun. Personalisht jam për nji solidaritet mes tyne. Zgjedhjet në Shqipni kanë me shenue fillimin e nji epoke të re dhe unë besoj se shqiptarët kanë me fuqizue të ardhmen e tyne”, thotë Erdogan.