Erdogan: Kemi me i luftue kurdët njisoj si ISIS’in

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u zotue se ka me luftue milicinë kurde në Siri njisoj si militantët e Shtetit Islamik.

Tue folë në Gaziantep, ku nga nji sulm, më 20 Gusht, janë vra mbi 50 veta, Erdogan tha se “operacionet kundër organizatave terroriste kanë me vazhdue deri në fund”.

Turqia ka nisë javën e kalueme ofensivën në veri të Sirisë kundër Shtetit Islamik dhe milicisë kurde, transmeton Rel.

Të Diellen asht raportue për së paku 25 persona të vramë nga sulmet ajrore turke.