Erdogan, keni me u befasue çka i thotë kryeministrit irakian!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan asht shpreh në mënyrë të ashpër ndaj kryeministrit irakian, Haidar al-Abadi, tue i tregue të mbante vendin e tij, mbas kritikave kundër pranisë ushtarake turke në Irak.

“Ai më ofendoi personalisht. Më tha se nuk jeni në nivelin tim”, u shpreh Erdogan gjatë nji interviste në Stamboll transmetue në televizion.

“Nuk ka aspak randësi nëse ti bërtet që nga Iraku. Na do të vijojmë me ndërmarr hapat që besojmë si të nevojshëm”, shtoi ai.

“Për ma tepër kush asht kryeministri irakian ?”, pohoi lideri turk me ironi tue i thanë Abadit  ”të mbante vendin e tij”.

Marrëdhaniet midis Turqisë dhe Irakut po hyjnë në nji fazë me tensione të nalta me afrimin e nji ofensive të gjanë të forcave irakiane të ndihmueme nga koalicioni i kryesuem nga Washingtoni për zmbrapsjen e xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik nga Mosuli, bastioni i tyne n’Irak.