Erdogan kërcënon Europën

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka folë sot në lidhje me projekt-rezolutën e Parlamentit Europian për pezullimin e përkohshëm të negociatave mes Turqisë dhe Bashkimit Europian.

Në shej kritike, ai tha se thuejse asht e pamundun që dramat humanitare botnore me ht në rend dite po të mos ishte kriza e refugjatëve.

“Asnjiherë nuk u sollët në mënyrë të sinqertë ndaj njerëzimit. Ju nuk nuk keni shkue me i marrë foshnjat si Ajlani, të cilët Mesdheu i solli në brigje. Ju nuk i morët Omranët. Na jemi ata që po kujdesemi në këtë vend për 3-3.5 milionë refugjatë. Nuk i mbajtët premtimet e dhana. Kur në Kapikule (pikë kufitare) u afruen 50 mijë refugjatë, ju filluet me pyet se ‘Çka mundet me ndodhë nëse Turqia hap kufinin?’ Kqyrni këtu, nëse e teproni tutje, ta dini se këta kufij hapen. As unë e as ky popull nuk tutemi nga këto kërcënime boshe; dijeni edhe këtë”, tha Erdogan.

“Bota asht ma e madhe se pesë. Këtë mendim duhet me mbrojtë krejt, megjithatë, nuk duhet të tutemi nga askush”, theksoi Erdogan.