Erdogan kërkon ekstradimin e 62 biznismenëve nga Gjermania, ‘financojnë Gulenin’

Turqia ka kërkue ekstradimin e 62 biznismenëve nga Gjermania që lidhen me lëvizjen e Fethullah Gulen, raportoi gazeta “Haber” ditën e sotme.

Biznismenët që Ankara ka kërkue me i ekstradue, akuzohen për financimin e organizatës së Gulenit.

Theksojmë se, nji gjykatë në Stamboll urdhnoi më 4 Gusht arrestimin e Fethullah Gulenit, i cili asht akuzue si kreu organizativ i përpjekjes për grusht shteti.

Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan ka thanë se numri i të vdekunve arriti në 246 njerëz, me përjashtim të komplotuesve të grushtit të shtetit, dhe ma shumë se 2,000 persona u plagosën.

Erdogani shpalli gjendjen tre-mujore të jashtëzakonshme në Turqi më 20 Korrik.