Erdogan ‘kritikon’ Trump, kjo asht arsyeja

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shprehu shqetësimin e Turqisë përballë mbështetjes amerikane me milicët kurdë sirianë, konsiderue si terroristë nga Ankaraja, gjatë nji takimi me kreun e Pentagonit, Jim Mattis, ka njoftue presidenca turke.

Mattis zhvilloi sot nji vizitë në Ankara ku u takue me homologun turk, Nurettin Canikli dhe presidentin Erdogan.

Simbas burimeve presidenciale, Erdogan ka shpreh shqetësimin e Turqisë përsa i përket mbështetjes së dhanë nga SHBA për Njisinë e Mbrojtjes së Popullit kurd (YPG), komponenti kryesor i Forcave Demokratike siriane (FDS), nji aleancë arabo-kurde që lufton xhihadistët e Shtetit Islamik në Siri.

Washingtoni njoftoi në muejin Maj se kishte fillue livrimin e armëve për këto forca që luftojnë aktualisht kundër Raqas, bastioni kryesor i Shtetit Islamik në Siri.

Por, Turqia, anëtare e randësishme e NATO’s, e konsideron YPG’n si nji organizatë terroriste, pjesë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit turk (PKK), klasifikue si terroriste nga Ankaraja dhe aleatët perëndimorë.