Erdogan: Ku janë 3 miliardë eurot për refugjatët? BE’ja premton, po nuk jep 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi Bashkimin Europian, tue thanë se ka dështue të përmbushë zotimin për të sigurue 3 miliardë euro ndihmë për migrantët në Turqi, shkruejnë mediat ndërkombëtare.
Zotimi ka qenë pjesë e nji marrëveshjeje të randësishme për të frenue flukset e refugjatëve në Europë.

“Viti po përfundon. Ata premtojnë, por nuk japin”, tha Erdogan në nji konferencë në Ankara.

Marrëveshja Turqi-BE, e arritun në muejin Mars, ka ndalue pothuejse plotësisht migrantët të udhëtojnë me anije nga Turqia drejt brigjeve greke.