Erdogan – kurdëve: Kosova s’asht ba shtet stabil me 114 njohje, s’mundeni as ju!

Kosova nuk asht ba shtet me 114 njohje, nuk mundeni as ju, ishte mesazhi i Presidentit turk për kurdët e Irakut që organizuen referendumin për pamvarësi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në nji fjalim në ceremoninë e hapjes së vitit akademik 2017 në lidhje me referendumin kontestues kurd në Irak tha se “Kosova asht pranue nga 114 shtete dhe ende nuk asht ba nji shtet, ka probleme. Çka keni me përfitue ju. Administrata rajonale kurde në veri të Irakut me nji Izrael?”.

“Ju nuk keni as dijeni për politikën, as se si bahet shteti. Por, ju kujtoni se do të bahet ‘qe na e kryem dhe u ba‘”, tha Erdoğan tue fol për referendumin e Administratës rajonale kurde në veri të Irakut, raporton AA.

“Tashma do të mbeteni në mes, kur na të nisim me zbatue sanksionet tona. Mbaron puna kur na të mbyllim valvulën. Kanë me ju ikë të gjitha të ardhunat. Nuk keni me mujt me gjetë ushqime apo produkte të tjera në momentin që maunet nuk lëvizin në veri të Irakut. Do të vijmë në nji situatë të tillë. Përse?. Sepse jemi të detyruem me vendos sanksionet. Atëherë këta kanë me pa se nga dhe si ka me ju ndihmue Izraeli”, tha Erdogan.