Erdogan l’shoi urdhënarrest ndaj tij, ky asht reagimi i Gulen

Nji gjykatë në Stamboll me 4 Gusht e ka lëshue nji urdhënarrest për klerikun turk që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, tue e akuzue atë se ka dhanë “urdhën për grusht-shtetin e 15 Korrikut”, kundër presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Gulen që jeton në azil të vetshpallun në shtetin amerikan të Pensilvania’s, e ka hedhë poshtë akuzën. Gjatë nji interviste për “Tgcom”, Gulen ka thanë se Erdogan ka shtri dorën autoritare te sistemi i drejtësisë.

Tashma asht e dokumentueme se sistemi i drejtësisë së Turqisë nuk ka pamvarësi, dhe për këtë edhe ky urdhën arrest asht shembull i autoritarizmit të presidentit Erdogan dhe largimit prej demokracisë”, ka thanë Gulen.