Erdogan lshon deklaraten “bombe” per mbrotjen e Jerusalemit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot në Ankara se mbrojtja e statusit ligjor të Jerusalemit nuk asht detyrë vetëm e muslimanëve, por e krejt njerëzimit.

Erdoan, në prag të nisjes për vizitë zyrtare në Greqi, ju tha gazetarëve në Ankara se po vazhdon bisedimet me udhëheqësit nga krejt bota lidhun me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

“Unë vazhdoj me bisedat telefonike. Nuk bahet fjalë për biseda vetëm me udhëheqësit e vendeve islame. Unë kam kërkue me bisedue edhe me Papën dhe kemi me fole sonte ose nesër në mëngjes, sepse bahet fjalë për nji vend të randësishëm edhe për krishtenët. Unë kam me fole edhe me Putinin e nderuem dhe me udhëheqësit e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Spanjës. Arsyeja për këtë asht se kjo nuk asht më vetëm detyrë e muslimanëve, por detyrë e mbanë njerëzimit”, tha Erdogan.

Presidenti turk porositi presidentin Trump se hapi që ai bani ka shty Lindjen e Mesme në zjarr.

“Liderët politikë nuk janë për me nxitë, por për me qetësue”, tha Erdogan. /aa/