Erdogan – Ministrit gjerman: Kush je ti, sa vjet i ki?

Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka nji porosi për shefin e diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel.

“Ai nuk i di kufijtë e tij! Kush je ti me folë për presidentin e Turqisë?”, ka thanë Erdogan, mbasi Gabriel e kritikoi ashpër për shkak të përziemjes në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani, derisa ju ka kërkue turqve të Gjermanisë të mos votojnë për kancelaren Angela Merkel dhe dy partitë në pushtet.

Gabriel e ka kritikue këtë deklaratë të Erdoganit tue e quejt akt të paprecedent të përziemjes në punët e shtetit gjerman.

“Ai po don me na mësue… Qe sa kohë je në politikë? Sa vjet i ki”, ka reague Erdogan, transmetojnë mediat ndërkombëtare.