Erdogan ndryshon deklaratat. Tash thotë se cak i operacioneve në Siri janë terroristët

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se operacioni turk në Siri asht drejtue kundër “organizatave terroriste”.

Kjo deklaratë vjen dy ditë mbasi Erdogan tha se ndërhymja synon dhanien fund të “sundimit të tiranit”, presidentit sirian, Bashar al-Asad, raporton agjensia Beta.

“Qëllimi i operacionit ‘Mburoja e Eufratit’ nuk asht ndonji person, por asht i drejtuem kundër organizatës terroriste”, tha Erdogan në nji fjalim në Ankara.

Në Turqi sot për vizitë ishte Sergei Lavrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë. Rusia ka kërkue nji spjegim nga Ankara mbas deklaratës së Erdoganit për nevojën e rrximit të Assadit.

Zadhanësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të Mërkurën se deklarata e Erdoganit për Assadin, i cili ka mbështetjen e Rusisë, ishte në kundërshtim me deklaratat e maparshme të Presidentit turk.