Erdogan në lutjet e Xhumasë: Xhihadistët kanë me u kall’ n’ferr

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha sot se të ashtuquejtunit luftarë të Shtetit Islamik kanë me u djeg në ferr.

I bindun se ISIS asht përgjegjës për sulmin në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, nga i cili u vranë 44 persona, ndërsa gati 250 të tjerë u plagosën, Erdogan, mbas lutjeve të së Premtes, ditë e cila për muslimanët asht ditë e madhe, tha se ekstremistët që kryejnë punën e tyne “në emër të Islamit, ajo aspak nuk ka të bajë me fenë”, raporton AP.

“Ata nuk kanë asgja të bajnë me Islamin, dhe vendi i tyne asht në ferr,” tha presidenti turk.