Erdogan: Në pikëpyetje egzistenca e Gjykatës Kushtetuese mbas vendimit për gazetarët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sot se nji vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili çoi në lirimin nga burgu të dy redaktorëve të nji gazete, asht nji hap kundër Turqisë dhe e ka paralajmërue gjykatën se përsëritja e veprimeve të tilla mund me vënë në pikëpyetje egzistencën e saj.

Ky institucion, përfshi Presidentin dhe disa prej anëtarëve të saj, s’asht përmbajt nga marrja e vendimeve që janë kundër vendit dhe njerëzve të këtij vendi, në nji temë që asht shembull konkret i nji prej sulmeve ma të mëdhaja kundër Turqisë në kohët e fundit”, ka thanë Erdogan para nji turme në qytetin jugperëndimor të Burdurit, transmeton rel.

Erdogan ka thanë se shpreson që Gjykata Kushtetuese nuk ka me ndërmarrë ma vendime të tilla, të cilat do mund të hapnin debat rreth egzistencës dhe legjitimitetit të saj.