Erdogan nuk ndalet, nderton edhe 174 burgje të reja!

Ministria e Drejtësisë e Turqisë deklaroi se ka në plan që në 5 vitet e ardhshme me ndërtue 174 burgje të reja.

Kjo ministri tue reague ndaj ankesave për kushtet e randa në burgjet turke dhe për mungesën e hapësinës në këto burgje, deklaroi se për shkak të rritjes së madhe të numrit  të denuemve, në 5 vitet e ardhshme ka në plan me ndërtue 174 burgje të reja.

Mbas grushtit të dështuem të shtetit në Turqi, 100 182 persona janë arrestue tue u ba shkak për tejmbushjen e burgjeve turke.