Erdogan para miliona njerëzve: Pro rikthimit të denimit me vdekje

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklarue në nji miting të madh në Stamboll se ka me miratue kthimin e dënimit me vdekje në qoftë se e mbështet parlamenti dhe publiku.

“Asht Parlamenti turk ai që ka me vendosë për dënimin me vdekje … Unë deklaroj atë që kam thanë edhe ma parë.. unë ka me miratue vendimin e marrë nga Parlamenti”, u shpreh ai.

Erdogani ju drejtue nji turme prej miliona njerëzish që ishin mbledhë në qytetin ma të madh të Turqisë,  tubimi ky që pasoi grushtin e shtetit të dështuem të muejit të kaluen, raporton “BBC”.

Burime të qeverisë turke thanë se, pesë milionë njerëz kanë marrë pjesë dhe ngjarja u transmetue drejtpërsëdrejti në ekranet publike në mitingje të vogla në të gjithë krahinat e Turqisë.

Erdogan tha gjithashtu se, shteti ka me u pastrue nga të gjithë përkrahësit e klerikut me bazë në SHBA Fethullah Gulen.

Kleriku asht fajësue nga qeveria turke për grushtin ushtarak, por ai mohon çdo përfshimje.

Liderët e opozitës morën pjesë gjithashtu, në tubim, por Partia Kurde nuk ishte e ftueme.