Erdogan para turmës: SHBA duhet me ba zgjidhje, Turqinë apo Gulenin!

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe zyrtarë të tjerë turq kanë ba paralajmërime të ashpra ndaj Shteteve të Bashkueme dhe Bashkimit Europian tue thanë se po bajnë gabime të mëdha në reagimet e tyne ndaj grushtshtetit të dështuem të muejit të kaluem në Turqi.

Mija njerëz, derisa valëvitnin flamujt e Turqisë janë mbledh perseri para pallatit presidencial n’Ankara për me ndigjue Erdoganin, i cili perseri i ka ba thirrje SHBA’ve me ekstradue klerikun turk, Fetullah Gulen që autoritetet turke e fajësojnë për orekstrimin e puçit.

Gyleni i ka hedhur poshtë akuzat.

“Herët a vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë zgjedhjen. Turqinë apo Gulenin”, i ka thanë Erdogan turmës.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ndërkohë i ka thanë agjencisë shtetnore se BE po ban gabim të randë tue kritikue politikat turke.

Retorika e tillë po perdorët vetëm dy ditë mbas vizitës në Rusi të presidentit turk dhe takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Shumë vëzhgues spekulojnë se përpos heqjes së sanksioneve ruse që e kanë damtue ekonominë turke, Erdogani me vizitën në Rusi gjithashtu i ka dërgue mesazh perëndimit rreth kritikave që po i jepen masave të ndërmarra nga autoritetet kundër puçistëve të dyshuem.