Erdogan pergëzon Thaçin për zgjedhjen President

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, me anë të nji bisede telefonike ka pergëzu Presidentin e ri të Kosovës Hashim Thaçin, për zgjedhjen e tij në këtë post, raporton Anadolu Agency (AA).

Simbas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë mësohet se Erdoğan, i ka uru suksese për detyrën e re Thaçit i cili u zgjodh President i Kosovës me 71 vota.

Ndër të tjera theksohet se në bisedën mes Erdoğan dhe Thaçit asht vënë në dukje edhe randësia e zhvillimit të marrëdhanieve mes dy vendeve.